Sarah Berisha dhe Dj PM planifikojnë të bëhen prindër këtë vit

DJ PM ka qenë i ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së tij profesionale.

DJ nga Kosova ka treguar për projektet muzikore si dhe për marrëdhënien me DJ Dagz.

Veç tjerash, ai është pyetur edhe për partneren e tij, blogeren Sarah Berisha.

DJ PM

“Keni pasur mundësi ta shikoni edhe vetë që edhe në rrjete sociale nuk jam tip që postoj shumë me Sarën. Nuk është se postojmë shumë me njëri-tetrin. Për shembull, për Shën Valentin nuk kemi postuar asnjë foto. Unë jam tip që ashtu siç i ndjej gjërat i bëj. Nuk e bëj se duhet se është Shën Valentini. Që fëmijë kam qenë kështu”, u shpreh ai.

I njëjti tutje theksoi: “Nuk jam tip që më tërheqin gjërat që duan vëmendje. Kështu që të gjitha gjërat që i kam bërë deri tani me Sarën, i kam bërë se i kam ndjerë. Jo se duhen për publikun. Po jap një rast specifik. Kur ndodhi ajo puthja në Big Brother, të nesërmen mos gaboj ka qenë Prime dhe të gjithë shqiptarët e kanë parë, por unë nuk e dija. Në ato momente kur filloi Prime, Arbana më tha ‘puthe edhe njëherë Sarën’, por unë nuk e ndjeva që ta puth dhe nuk e bëra. Nëse do të merrja vëmendje do ta kisha bërë. Jam tip që i bëj gjërat siç më vijnë mua, jo duke më sforcuar ose pse duhet”.

DJ PM dhe Sarah Berisha

I pyetur nëse ka menduar për një hap më shumë dhe të krijojë familje, PM nuk ka hezituar të japë një përgjigje.

“Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim”, tha ai.

DJ PM dhe Sarah Berisha

Çifti u njoh në Big Brother VIP Albania, ku edhe krijuan një romancë dashurie.

Go to TOP