Sane: Spanja nuk është e kënaqur që do të ndeshet me ne
Reprezentuesi i Gjermanisë, Leroy Sane, në një konferencën për media, ka folur para duelit me Spanjën.
Gjermania dhe Spanja do të ndeshen të premten pasdite në Stuttgart, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Sane e mendon se dueli me ‘Furinë e Kuq’ nuk është sfidë e lehtë, por sipas tij, Gjermania ka forcë që të kalojë edhe këtë pengese në EURO 2024.
“Ne e dimë se Spanja luan shumë në sulm dhe ky mund të jetë një avantazh për ne pasi mund të kemi shumë hapësira. Kemi vënë re se Spanja në ndeshjet e fundit po luan me shume vetëbesim, por në të njëjtën kohë them se ata nuk janë shumë të kënaqur që ndeshen me ne”, ka thënë Sane.
Ndeshja Gjermani-Spanjë fillon në orën 18:00.