Samadrexha e fiton edhe ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt

Samadrexha e ka përfunduar stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll me të gjitha ndeshjet të fituara.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 18-të, përkatësisht të fundit, Samadrexha fitoi me rezultat 39:37 ndaj Prishtinës. Ndeshja ishte e fortë, por skuadra vendase në pjesën e dytë ka mbajtur vazhdimisht epërsi.

Tina Hetemi me dhjetë gola, Arona Krasniqi me shtatë dhe Jennifer Abreu me gjashtë gola u dalluan te Samadrexha. Celine Tolno Sia me dhjetë, Bintou Oulare me tetë dhe Arlinda Maloku me shtatë gola ishin më efikaset te Prishtina.

Samadrexha në plejof starton prej pozitës së parë. E përfundoi edicionin e rregullt me pikë maksimale, 32.

Prishtina përfundon e pesta me 16 pikë dhe nuk do të jetë në plejof. /Kosova.info/


Go to TOP