Sallahu nuk e tërheqë deklaratën, KPK paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me MD-në
Përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial mund të mos shfaqen të hënën në takimin e grupit punues për plotësim-ndryshimin e Ligjit për KPK-në dhe Ligjin për Kryeprokurorin e Shtetit.
Mendjen mund t’ua ndryshojë vetëm nëse zëvendësminsitri Blerim Sallahu e tërheq deklaratën e tij, ku i quajti prokurorët kriminelë.
Këtë veprim KPK-ja e e paralajmëroi të premten pas orës 22:00, ku thanë se deklaratat e Sallahut janë linçuese, tendencioze, paragjykuese dhe kanë për qëllim dëmtimin e sistemit prokurorial.
