Salah u dërgon mesazh tifozëve të Egjiptit pas kritikave dhe akuzave
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, ka premtuar se do të bëjë gjithçka që mundet për t’u përgatitur për ndeshjet e fundit të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON).
Yllit egjiptian i mungojnë ndeshjet për vendin e tij gjatë turneut dimëror të mes-sezonit, pasi është rikthyer në Liverpool për rehabilitim pas një dëmtimi të kofshës që pësoi në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Ganës.
Ai u kritikua jashtë mase për rikthimin e tij në Angli, me njerëz që shkuan aq larg saqë e cilësuan edhe tradhtar.
Megjithatë, Salah ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas disa ditësh kritika, duke treguar se ka filluar programin e rehabilitimin dhe pritet të rikthehet në ndeshjen e fundit nëse Egjipti nuk eliminohet.
“Dje kam filluar programin e trajtimit dhe rehabilitimit dhe do të bëj gjithçka që të jem gati sa më shpejt dhe të rikthehem në kombëtare siç ishte rënë dakord që në fillim”.
“Unë gjithashtu e dua atë [Egjiptin] dhe njerëzit e tij… përpiquni më shumë”, ka shkruar Salah në një postim në platformën X.
Edhe trajneri i Reds, Jurgen Klopp u tha gazetarëve ditën e djeshme se Salah është egjiptiani më besnik që ka njohur dhe kritikat e akuzat ndaj tij janë të pabaza.
بدأت امبارح برنامج العلاج والتأهيل وهعمل كل حاجه ممكنه علشان اكون جاهز في اقرب وقت وارجع للمنتخب زي ماكان متفق عليه من البدايه….بردو بحبها وبحب ناسها🇪🇬… حاولو اكتر 😛 pic.twitter.com/FsNsBfY99M
— Mohamed Salah (@MoSalah) January 25, 2024
