Saka firmos kontratë të re me Arsenal

Arsenal e ka konfirmuar zyrtarisht se ylli i skuadrës, Bukayo Saka, ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin londinez.

Rinovimi i Saka konsiderohet një lëvizje e madhe për Arsenal, që synon të rikthejë titullin kampion dhe ta forcojë projektin afatgjatë me një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Njëzet e dy vjeçari është shprehur shumë i lumtur për vazhdimin e aventurës me “Topçinjtë”.

“Po ndihem i mrekullueshëm. Është një moment fantastik për mua dhe familjen time. Për mua ishte një vendim i lehtë. Dua të fitoj gjithçka këtu”, ka thënë Saka.

Ai ka shtuar se rrugëtimi i tij me Arsenal ka qenë i veçantë dhe beson se vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për fitimin e trofeve dhe shkrimin e historisë së re për klubin.

Arsenali aktualisht kryeson tabelën e Premier League.


Go to TOP