Saipi beson se Kosova ka cilësi për t`i arkëtuar gjashtë pikë

Amir Saipi beson se ekipi ka cilësinë e nevojshme për të dalë me gjashtë pikë nga këto dy përballje, nëse luajnë me përqendrim maksimal.

Kosova ka kryer stërvitjen e dytë në përgatitje për dy ndeshjet e rëndësishme të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të përballen me Lituaninë më 12 tetor dhe me Qipron më 15 tetor.

“Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën. Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm. Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi. Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë. Mendoj se kjo do të më ndihmoj edhe mua të përparoj. Për këtë arsye jam këtu dhe natyrisht për shkak të dy ndeshjeve. Kemi shumë cilësi në ekip dhe mendoj se nuk na duhet shumë për të fituar ndeshjet. Por thjesht duhet të luajmë me 100% përqendrim të shtunën dhe pastaj të martën, dhe të tregojmë çfarë dimë. Sot në stërvitje treguam cilësitë tona”, ka thënë ai. “Nëse vazhdojmë kështu mund t’i mbyllim këto dy ndeshje me gjashtë pikë”.

Go to TOP