Sadiku: VV manipuloi për “bllokadën” e pakos financiare – e vërteta ishte ndryshe

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, me numër 23, ka reaguar ndaj akuzave të vazhdueshme për bllokim të pakos financiare në Kuvend

Sadiku ka theksuar se për tre muaj radhazi është pretenduar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) se opozita ka penguar miratimin e pakos, por sipas tij, kjo nuk ka qenë e vërtetë.

Ai ka deklaruar se si LDK ashtu edhe Vetëvendosje kanë qenë të vetëdijshme që vendimi mund të merrej nga vetë qeveria, apo edhe të kalonte në Kuvend me shumicë të thjeshtë, të cilën VV e posedonte.

“Sipas tij, pavarësisht kësaj, deputetët e VV-së kanë zgjedhur të manipulojnë opinionin publik duke fajësuar opozitën për bllokadë të ndihmave dhe pakove financiare”, thuhet në reagimin e tij.

Sadiku ka shtuar se një qasje e tillë, sipas tij, është përdorur edhe në çështje të tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit dhe vendimin për ta çuar vendin në zgjedhje.

Ai vlerëson se kjo logjikë politike do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, duke shtuar se “kaosi është i vetmi terren ku ata lulëzojnë”, ndërsa zhvillimi, rendi dhe ligji, sipas tij, nxjerrin në pah dobësitë e qeverisjes aktuale.

Go to TOP