Sa i kushton Kosovës mungesa e pavarësisë së plotë digjitale?

Pavarësia e një shteti sot nuk matet vetëm me kufij dhe institucione, por edhe me praninë e tij në botën digjitale.

Në prag të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, episodi i 11-të i podkastit 5 pyetje trajton pengesat që Kosova vazhdon t’i ketë në hapësirën online.

Së bashku me Shpend Lilën nga Qendra e Kosovës për Inovacion flasim për mungesën e domenit shtetëror, kufizimet në platforma dhe pagesa ndërkombëtare, si dhe ndikimin që këto sfida kanë në zhvillimin e teknologjisë dhe ekonomisë në Kosovë. /REL/

Go to TOP