Ruzhdi Shehu: Koalicioni LDK-VV do të triumfojë në Junik

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, është shprehur i bindur se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, do të dalë triumfues në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Shehu bëri të ditur se ky koalicion ka marrë nëntë nga 15 mandatet në Kuvendin Komunal.

“Nga 15 asamblistë sa janë gjithsej, koalicioni ynë LDK-VV ka shumicën prej 9 asamblistëve ose 60% të Kuvendit Komunal. Me fjalë të tjera, çdo projekt në planin tonë qeverisës, do të ketë përkrahjen e shumicës së Kuvendit Komunal. Të tjerët në Junik, i kanë vetëm 6 nga 15 asamblistë, që nënkupton se nuk kanë asnjë mundësi për të udhëhequr me Komunën e Junikut, sepse me 6 asamblistë nuk mund të merret pothuajse asnjë vendim me rëndësi në Kuvendin Komunal të Junikut”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Sipas tij, nuk ka asnjë dilemë se më 14 nëntor, do të konfirmohet “fitorja madhështore për koalicionin LDK-VV në Junik”.

Go to TOP