Rusia i kërkoi të xhironte propagandë, ai bëri dokumentar kundër luftës

Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit të Rusisë, mësimdhënësi Pavel Talankin ndihmoi në xhirimin e propagandës pro luftës në një shkollë fillore në qytezën Karabash.

Por, zyrtarët e Ministrisë nuk ishin në dijeni se ai do t’i shndërronte videot e tij në një dokumentar për fushatën e Rusisë për “edukim patriotik” të nxënësve.

Talankin foli për filmin “Zotëri Askushi kundër Putinit” me projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, pak pas premierës së tij në festivalin e filmit Sundance, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Go to TOP