Rusia dhe Bjellorusia mbajnë stërvitje parashutiste pranë kufirit polak

Rusia dhe Bjellorusia po përforcojnë fuqinë e tyre ushtarake për herë të dytë këtë javë teksa zhvillojnë stërvitje të përbashkëta të parashutistëve ushtarak pranë kufirit polak të premten.

Sipas CNN, stërvitjet po mbahen “në lidhje me ndërtimin e aktivitetit ushtarak pranë Kufirit Shtetëror të Republikës së Bjellorusisë”, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes në Bjellorusi.

Rreth 15 mijë ushtarë polakë janë vendosur në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë kohët e fundit, si reagim ndaj bllokimit të tensionuar atje.

“Sot, parashutistët e përbashkët taktikë ajrore nga Forcat e Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë dhe Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse si pjesë e një grupi taktik të kombinuar batalioni po zbarkojnë në terrenin e stërvitjes Gozhsky”, thuhet në deklaratë.

Parashutistët ushtarakë bjellorusë dhe rusë do të kryejnë një sërë detyrash stërvitore luftarake, thuhet tutje.

Rusia, partneri më i madh (dhe më i rëndësishëm) politik dhe ekonomik i Bjellorusisë, ka mbrojtur trajtimin e krizës kufitare nga Minsku, duke mohuar gjithashtu çdo përfshirje në të.

Të mërkurën, forcat ruse dhe bjelloruse kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë. 

Go to TOP