Porosi gratis për politikanët e ri shqiptar, uleni shpejtësinë marramendëse që ta arrini efikasitetin dhe suksesin në politikë

Shkruan: Ejup BERIShA

Politika nuk bëhet me shpejtësi të kompeticionit F1 apo të garave me makina të shpejta Ferrari. Politika e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor flas për politikat që po zhvillohen gjatë dy dekadave të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë dhe në Shqipëri kanë fituar në dinamikë apo në shpejtësi por të njëjtat kanë humbur në cilësi.

E kombet e përparuara dhe të civilizuara orvaten për arritjen e cilësisë e jo vetëm se për rritjen e  dinamikës apo të shpejtësisë në politikë. Jo rastësisht thuhet se në jetën e përditshme kush ngutet të njëjtit i vije aromë e pakëndshme dhe e padurueshme plehu e kush e ka durimin fiton sepse e gjënë rrugën e vërtetë të shpëtimit, zhvillimit dhe të përparimit, kjo gjë duhet të vlen edhe për politikat e  shqiptarëve të rajonit. Shqiptarët këtu në këtë nën qiell asnjëherë nuk kanë vepruar në mënyrë kaq kaotike, të pamatur dhe shumë rutinore siç po veprojnë kohëve të fundit në ambientet e tyre politike ku po veprojnë. Kjo e dëshmon axhamillëkun apo fëmijërinë politike të disa politikanëve të ri shqiptar të cilët po bëjnë hop pasi që të bien në tokë me koke e jo me këmbë. Në vend që ta bëjnë të kundërtën të bëjnë hop dhe të kërcejnë sigurt. Me rastin e dytë mendoj se do të dëshmohej pjekuria e tyre politike që është e domosdoshme dhe e nevojshme për të arritur rezultate të duhura me të cilat arrihen rezultate të duhura dhe të domosdoshme dhe do ta sjellin cilësinë në politikë. Prandaj politikanët e ri duhet ulur dhe bërë një përmbledhje të lëvizjeve, veprimeve dhe akteve të fundit të tyre politike dhe të njëjtët duhet të nxjerrin përfundime të shëndosha dhe të duhura se ku dërgon saktë kjo mënyrë e të vepruarit të shpejtë kaotik politik të tyre. Pasi që në të kundërtën unë mendoj se pa to humnera është e pashmangshme. Në politikë fitues janë vetëm ata politikan të cilët veprojnë me kokë plot tru që nënkupton ata të cilët veprojnë  me mençuri, me inteligjencë dhe me arsye, ndërsa humbës janë ata që veprojnë me inercinë, me shpejtësi, pa plan dhe pa strategji adekuate në politikë. Prandaj elita e politikanëve të ri shqiptar duhet korrigjuar veprimtarinë e deritashme politike të tyre e cila nuk ka dhënë dhe nuk po jep rezultate efikase dhe konkrete në tentimet e tyre  për largimin e elitave të politikanëve të vjetër shqiptar nga skena politike qendrore. Në Kosovë në zgjedhjet e fundit parlamentare u shënua një përparim dhe një fitore e madhe me largimin e elitave të vjetra nga skena qendrore politike me të cilin veprim u sollën në pushtet elitat e politikanëve të ri shqiptar të shkolluar, të pajisur me inteligjencë e dije të cilët premtuan dhe  dhanë shpresë për ndryshime përmes rikthimit të demokracisë së shmangur nga politikanët e mëparshëm. Por ne zgjedhjet e fundit lokale më konkretisht në rrethin e parë të tyre politikanët e ri u ballafaquan me rezultat të dobët zgjedhor. Ndërsa arsyetimi i qytetarëve të Kosovës për këtë është se nuk ka rezultate nga qeverisja e tyre edhe përkundër premtimeve të mëdha për risi dhe ndryshime. Kjo është bindje dhe qasje shumë e gabuar pasi që në politikë nuk mund të bëhen ndryshime të shpejta, të pritshme e të domosdoshme dhe atë për pak muaj qeverisjeje sepse ekzistojnë vështirësi, pengesa dhe sfida të vendosura nga ish elitat politike të cilat nuk mund të eliminohen dhe të tejkalohen aq shpejtë dhe shumë lehtë. Prandaj veprimi me shpejtësi me ngutje dhe me inercinë do të mund ti ri sjell në pushtetin lokal partitë politike që e vodhën shtetin, i keqtrajtuan qytetarët e Kosovës si dhe patën qëllimin e errët që ta copëtojnë territorin e shtetit krejt kjo për ti ruajtur karrierat e tyre të dështuara politike. Prandaj kujdes kënd se kënd do ta votojnë qytetarët shqiptar të Kosovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen ditën e diel me 14 Nëntor, të shpresojmë se zgjedhësit kosovar nuk do të shmangen nga partitë të cilat premtojnë reforma dhe me tepër liri e demokraci apo me konkretisht do tu japin edhe një mundësi elitave të politikanëve të rinj në krye me  nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani që edhe më tej ta udhëheqin politikën e Kosovës edhe në nivel lokal. Kur jemi te elita e politikanëve të ri shqiptar këtu në RMV unë u drejtohem atyre të cilët duan të etablohen në skenën politike qendrore. Këta pra duhet ti shmangen shpejtësisë dhe rutinës gjatë procesit të politikbërjes meqë këtu në RMV. po ballafaqohen me një sistem politik jo të shëndoshë, joliberal , jodemokratik, dhe tepër të rrezikshëm. Pra në skenën politike kemi etablimin e sistemit politik Dallaveristik që jo vetëm për veprim por edhe për filozofi të vetme të qeverisjes i kanë gënjeshtrat dallaveret dhe manipulimet.

Go to TOP