Rusët tërhiqen plotësisht nga Khersoni

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson të Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Në një konferencë ditore të referuar nga agjencitë ruse të lajmeve, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin transferuar në bregun lindor.

Thuhej se tërheqja u përfundua në orët e para të së premtes.

Ministria tha se nuk ka mbetur asnjë ushtar dhe asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake në anën perëndimore të lumit, i cili përfshin qytetin e Kherson.

Gjithashtu ministria pretendoi se nuk kishte pësuar asnjë humbje të personelit ose pajisjeve gjatë tërheqjes.

Në rrjetet sociale doli një fotografi që tregonte flamurin ukrainas të varur në qendër të Khersonit, që ndoshta mund të jetë vendosur nga partizanët lokalë.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP