RTK shpalos raportin e punës në qytetin e Ferizajt

Debati për raportin e punës së RTK për vitin 2023 sot u zhvillua në qytetin e Ferizajt.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj, para qytetarëve dhe punëtorëve të Komunës së Ferizajt ka prezantuar raportin e punës së RTK-së për vitin 2023.

Në këtë debat, pjesëmarrësit kërkuan më shumë emisione kulturore dhe edukative e njëkohësisht parashtruan pyetje për financimin e RTK-së dhe pavarësinë editoriale të RTK-së.

Ahmetxhekaj tha se përkundër paralajmërimeve, tash e 3 vjet edhe kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës nuk e ka futur në agjendë ligjin për RTK-në, ndërkohë që transmetuesi publik nuk ka buxhet të mjaftueshëm dhe as pronë të definuar. Lidhur me programin, drejtori Ahmetxhekaj theksoi se gjatë vitit 2023 skemës se re programore i janë shtuar 6 emisione të reja dhe skemë e re programore e Radios.

Ai përmendi edhe investimet që kanë bërë në përmirësimin e cilësisë së fotografisë dhe audios në radio dhe televizion.

Ahmetxhekaj i informoi qytetarët se me rastin e 25 vjetorit të ditës se çlirimit, në të gjitha qytetet e Kosovës do të organizohen emisione direkte për nder të kësaj dite.

Debati i RTK-së me publikun vazhdon nesër në Mitrovicë.

Go to TOP