Rrustemi: Kemi nevojë për kryeprokuror të ndershëm, jo ta mbrojë korrupsionin

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, në diskutim e sipër për temën e kryeprokurorit, ka thënë se deklarata e Albin Kurtit, për Blerim Isufajn është keqinterpretuar.

Ai ka thënë se VV-së, nuk i nevojitet një kryeprokuror i “dëshirueshëm” për ta.

“Nuk i duhet VV-së, një kryeprokuror që është i dëshirueshëm për ne. Ka lexim të gabueshëm, ka thënë kryeministri që nuk duhet të bëhet dikush përkundër vullnetit tonë”, ka thënë ai.

Rrustemi u shpreh se Kosovës, i nevojitet një kryeprokuror i ndershëm dhe jo një që e mbron korrupsionin. Me gjithë insistimin e penalistëve të tjerë, që ta thotë nëse Isufaj e ka mbrojtur korrupsionin, Rrustemi nuk u përgjigj, por tha se deklarata e tij është e përgjithshme.

Go to TOP