Rrudhani i jep fitoren Young Boys

Një gol i Donat Rrudhanit i ka sjellë fitoren Young Boys në Super League të Zvicrës.

Ndeshja e luajtur në “Wankdorfstadion” të shtunën kundër Grasshopper është mbyllur me rezultat 1-0. 

Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e tretë kur kosovari ka realizuar pas një asisti nga Blum.

Tabela e Super League aktualisht kryesohet nga Young Boys, derisa Grasshopper gjendet në pozitën e tetë.  

Go to TOP