Rritet numri i viktimave në Stamboll, gjashtë të vdekur dhe 53 të lënduar
Një shpërthim tejet i fuqishëm ndodhi sot në qendër të Stambollit në Turqi.
Si pasojë e këtij shpërthimi theksohet të jetë rritur edhe numri i viktimave dhe të lënduarve.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se numri i të vdekurve ka arritur në gjashtë dhe i të lënduarve ne 53.
Shpërthimi ndodhi saktësisht në rrugën e njohur Istikbal të Stambollit.
“Fatkeqësisht, në shpërthimin që ndodhi sot në rrugën Istiklal, numri i të vdekurve është rritur në 6 dhe numri i të plagosurve në 53. I urojmë mëshirën e zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar Yerlikaya në Twitter.
