Rrihen mes vete disa persona në Obiliq, lëndohet njëri prej tyre

Disa persona janë rrahur mes vete ku kanë përdorur edhe thika me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Obiliq.

Siç thuhet në raport, policia ka arrestuar tre prej tyre dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar një rrahje mes disa personave kosovarë ku gjatë rrahjes kanë përdorur edhe thika me ç ‘rast viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia ka arrestuar tre prej tyre dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Go to TOP