Rrena më e madhe që burrat kosovarë ia tregojnë vetes është se tradita jonë respekton gratë

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në QKUK.

Ai ka thënë se gënjeshtra më e madhe e burrave kosovarë është tradita jonë.

“Tradita patriarkale në fakt është thelbi i problemit”, ka thënë ai teksa ka shpejguar këtë gjë.

“Rrena ma e madhe që burrat kosovarë vazhdojnë me ia tregu vetes është se tradita jonë i respekton gratë. I respekton me kusht që ato ju nënshtrohen rregullave të cilat i kanë përcaktu në kushte primitive të jetesës do burra. Rob i shpisë dmth. Pak me dalë gratë prej këtyre kornizave, shihet se për çfarë respekti bâhet fjalë. Tradita patriarkale në fakt është thelbi i problemit. Ajo e prodhon ankthin dhe tutën prej “çburrnimit” – këtë burim kryesor të histerisë së burrit modern shqiptar, i cili manifestohet me homofobi, misogjini e deri në dhunë e vrasje.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe të mërkurën mbrëma një grua shtatzënë dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së në Prishtinës.

Gruaja 35 vjeçare raportohet se ishte në javët e fundit të shtatzanisë.

Go to TOP