Rregullimi shtetëror në rrezik sërish

Shkruan: Shqiprim PULA

KONDOMINIUM apo CONDOMINIUMS

Sot, Komiteti LIBE i Parlamentit Europian, me shumicë votash ka përkrahur/votuar propozimin e eurodeputetit Slloven, Matjaž Nemec, për njohje shtetësie sipas parimit kondominium!.

Pse është problematik për ne Kondominiumi?

▪︎ Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë përkatësisht Drejtoria Koordinuese për Kosovën, lëshon dokumente/pasaporta për pakicën Serbe me vendbanime në Kosovë, të cilët konsiderohen sikur të jenë në Serbi.

▪︎ Parimi kondominium paraqet shtrirje të sovranitetit të dyfishtë (në rastin tonë) të shtetit Serb mbi Kosovën, përkatësisht vendbanimet e caktuara brenda Kosovës.

▪︎ Ky parim, nuk paraqet shtrirje sovraniteti vetëm kundrejt qytetarëve si persona fizik por edhe personave juridik e rrjedhimisht edhe ndaj pasurive të tyre.

Disa raste ndërkombëtare sipas kondominiumit

▪︎ Distrikti Bruksel si sovranitet i përbashkët ndërmjet Flanders dhe Wallonia, në Belgjikë

▪︎ Territori i Jerusalemit si ndarje sovraniteti nga shteti Izraelit dhe Autoriteti Palestinez

▪︎ Ishulli i Gjibraltarit me pretendimin e sovranitetit të ndarë nga Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar

▪︎ Distrikti Brčko si sovranitet i përbashkët ndërmjet Bosnja e Hercegovina, Federata Bosnja e Hercegovina dhe Republika Srpska

▪︎ Hong Kongu si përpjekje (1983) që Kina ta ruante sovranitetin por në anën tjetër Mbretëria e Bashkuar ta ruante të drejtën e administrimit të territorit sipas parimit kondominiumit.

Elemente të dyshimta, europiane e ndërkombëtare, po e vënë në rrezik sërish të ardhmen tonë!

Duhet reagim.

Kërkohet kundërshtim.

Go to TOP