Rrahmani, futbollisti i javës në Rumani

Dy gola dhe një asistim në ndeshjen derbi ndaj FCSB kanë bërë që Albion Rrahmani të zgjidhet futbollisti i javës në Rumani.

Në fundjavë Rapid Bucuresti ka fituar me rezultat 4-0 kundër kryesuesit të tabelës në kampionatin rumun. 

Përzgjedhja e Rrahmanit si lojtar i javës është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Liga 1. 

Pos Rrahmanit, gol ka shënuar edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Ermal Krasniqi, ndërsa në ndeshje është paraqitur edhe Florent Hasani.

Aktualisht Rapid gjendet në vendin e dytë në renditjen tabelare.   

No description available.

Go to TOP