Rrahje mes disa personave në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Bresjes në Fushë-Kosovë.

Pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar meshkuj janë rrahur mes vete.

Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa personi i tretë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Pas marrjes së ndihmës së parë personat e dyshuar janë intervistuar me pas me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”,thuhet në njoftimin për media.

Go to TOP