Rrahet nga gruaja, strehohet tek vëllai i tij
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga bashkëshortja e tij.
Rasti ka ndodhur të shtunën në Komunën e Rahovecit.
E dyshuara në anën tjetër ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj.
Pas trajtimit mjekësor, viktima është strehuar tek vëllai i saj.
Njoftimi i plotë nga policia:
Rahovec 24.09.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare-bashkëshortja e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së. Po ashtu është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit. Viktima është strehuar tek familjari-vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori. Rasti në proces hetimor.
