Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demokraci
Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka shkruar rreth protestave në Serbi.
“Të gjithë sytë nga Serbia!. Studentë të guximshëm dhe demokratë të përkushtuar po sfidojnë Presidentin Vuçiç. Në vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, nuk duhet të mbështesim regjime autoritare, por të qëndrojmë fort me shoqërinë civile që demonstron për liri dhe demokraci”, ka shkruar ai në ‘X’.
Protesta e madhe e studentëve në Beograd ka treguar rritjen e pakënaqësisë tek qytetarët. Siç thonë studentet, protestat hapën pikëpyetje të shumta politike për përgjegjësinë e institucioneve përkatëse, veçanërisht të qeverisë aktuale. /Kosova.info/
All eyes on Serbia!
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) January 2, 2025
Brave students and committed democrats are challenging President Vucic. In countries that want to join the EU, we must not support authoritarian regimes but stand firmly with civil society demonstrating for freedom and democracy. pic.twitter.com/cLdr3gGqbO
