Ronaldo thotë se nuk është i kënaqur me arritjet e Manchester United

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk është i kënaqur me atë që po arrin Manchester United, ndërsa bëri thirrje për një mentalitet më të fortë.

Ronaldo shkroi në Instagram për të reflektuar mbi një tjetër vit me dy trofe të fituar sa ishte në Juventus, para se të merrte në shtëpi Këpucën e Artë me Portugalinë në Kampionatin Evropian.

‘’Në Juventus, isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë i Serisë A. Për Portugalinë, të bëhesha golashënuesi më i mirë i Evropës ishte gjithashtu një pikë e lartë këtë vit. Dhe sigurisht, rikthimi im në Old Trafford. do të jetë gjithmonë një nga momentet më ikonike në karrierën time’’, u shpreh 36 vjeçari.

‘’Por unë nuk jam i kënaqur me atë që po arrijmë në Man United. Askush prej nesh nuk është i lumtur, unë jam i sigurt për këtë. Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të japim shumë më tepër sesa po japim tani’’.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po kërkon shumë më tepër nga bashkëlojtarët e tij të United në gjysmën e dytë të sezonit.

Go to TOP