Ronaldo synon të luajë deri në moshën 42 vjeçare
Ylli i Mançester United, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar se cilat janë synimet e tij për sa i përket kohës që planifikon të luajë futboll profesionalisht.
Sulmuesi portugez iu bashkua Unitedit në verën e kaluar, duke nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2023, por ishte e paqartë nëse kjo do të ishte e fundit për të.
Megjithatë, 36-vjeçari këmbënguli se planifikon të luajë për aq kohë sa trupi i tij mund të përballojë, duke vendosur një synim që mund të zgjasë deri në fillim të të 40-ave.
“Ndihem i lumtur që jam një lojtar që ka treguar se në rastin tim, jetëgjatësia ka qenë një faktor vendimtar për mua që të vazhdoj të luaj në një nivel të lartë, duke bërë paraqitje të mira”.
Tutje, Ronaldo në një intervistë për ESPN, theksoi se kujdeset shumë për trupin dhe mendjen, pasi sipas tij, beteja e vërtetë është mendore, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
“Gjenetikisht ndihem sikur jam 30 vjeç. Kujdesem shumë për trupin dhe mendjen time. Diçka që kam mësuar kohët e fundit është se pas 33 vjetësh, besoj se trupi mund të shërbejë nëse keni nevojë, por beteja e vërtetë është mendore”.
“Të kalosh nëpër shumë gjëra me fokus në qëllimin përfundimtar për të qëndruar në një nivel të lartë është gjëja më e vështirë dhe kjo është ajo që kam bërë vitet e fundit. Unë kam punuar dhe fokusuar më shumë në punën në mendjen time. E di që trupi im do të më përballojë sepse kam shumë respekt për të dhe e dëgjoj shumë”.
“Dua të zbuloj nëse do të luaj deri në moshën 40, 41 apo 42 vjeç, por gjëja më e rëndësishme është që qëllimi im i përditshëm është të shijoj momentin”.
