Ronaldo: Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin tim të marrë një pikë

Portugezi ishte sërish shpëtimtar i Man Utd.

Manchester United ka arritur të marrë një pikë të vlefshme kundër Atalantas.

Cristiano Ronaldo ishte heroi i “Djajve të Kuq” që shënoi dy herë, ndërsa i dha barazimin ekipit të tij me golin e dytë në min 90+2′.

Pas ndeshjes Ronaldo është shprehur i lumtur që ndihmoi ekipin e tij të marrë një pikë.

“Ishte një lojë e vështirë. Është gjithmonë e vështirë këtu, por ne besuam deri në fund. E ndihmova ekipin tim të merrte një pikë dhe jam shumë i lumtur”.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi dhe besojmë deri në fund. Është një rezultat i mirë për ne”.

“Ne e dinim se Atalanta do të na vinte në presion, janë ekip i vështirë për të luajtur kundër tyre. Ne ishim pak me fat në fund, por ky është futbolli”.

“Ne duhet të përmirësohemi akoma. Duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin, por do të duhet kohë. Kemi kohë për t’u përmirësuar dhe për të qenë më të mirë”, u shpreh Ronaldo.

CR7 ka arritur të realizojë pesë gola këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Go to TOP