Roma cakton çmimin e Zaniolos – tre klube të mëdha do të ishin të gatshëm të paguanin

Roma duket e gatshme të shesë Nicolo Zaniolon për vetëm 40 milionë euro, ndërsa klube si Juventus, Milan dhe Tottenham janë të interesuar për mesfushori sulmuesi italian.

Menaxheri i përgjithshëm i Giallorossëve, Tiago Pinto, këtë javë ndezi shumë spekulime për të ardhmen e lojtarit, pasi ai ka thënë se nuk mund të garantojë që Zaniolo do të qëndrojë në “Olimpico” sezonin e ardhshëm.

Kontrata e lojtarit është valide deri në qershor 2024 dhe negociatat për një zgjatje duket se kanë pasur probleme.

Kjo ngre pyetjen se sa do të kushtonte Zaniolo për ta blerë gjatë verës dhe përgjigja është çuditërisht e vogël në tregun modern.

Sipas Calciomercato.it, Roma do të ishte e gatshme ta shesë italianin për vetëm 40 milionë euro.

22-vjeçari u ble nga Interi për 4.5 milionë euro në verën e vitit 2018, para se të kishte bërë debutimin e tij në Serie A, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi që përfshinte Radja Nainggolanin.

Ai kishte dy lëndime të mëdha në gju, por megjithatë kontribuoi me katër gola dhe pesë asistime në 26 ndeshje garuese deri më tani këtë sezon.

Sky Sport Italia shkruan se nëse Roma nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, humbjet në balanca do të jenë të mëdha.

Juventus, Tottenham dhe Milan duken të gatshme që të paguajnë 40 milionë euro për lojtari, që shihet si njëri ndër më të talentuarit në Itali.

Go to TOP