Roli i shqiptarëve në betejat e fundit në Siri

Grupi Xhemati Alban, njësit ushtarak i përbërë nga shqiptarët, pati rëndësi të konsiderueshme në betejat e fundit të grupit të rebelëve që rrëzoi pushtetin në Siri.

Kështu ka konstatuar Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë dhe bashkëpunëtor në Qendrën Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka folur në detaje në lidhje me aktivitetet e këtij grupi, njësitet e specializuara, numrin e anëtarëve dhe komunikimin e tyre përmes rrjeteve sociale.

Go to TOP