Rohde: Sarrazin vizitoi Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, por pa sukses
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në platformën “X” ka shkruar për vizitën në Kosovë, të përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ai ka thënë se Sarrazin e ka vizituar Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, por sipas tij, pa sukses.
“Manuel Sarrazin vizitoi sërish Kosovën për t’i kërkuar Albin Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses”, ka shkruar Rohde.