Rodrygo do t`i mungojë Brazilit pas lëndimit me Real Madrid
Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, pritet ta humbasë Kupën e Botës me Brazilin, pasi klubi spanjoll e ka konfirmuar se ai ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Rodrygo është rikthyer në fushë të hënën në humbjen 1-0 ndaj Getafe, por pas një dueli me një kundërshtar, ai është rrëzuar dhe menjëherë e ka kapur gjurin. Edhe pse ka vazhduar të luanjë edhe për tridhjetë minuta, ka qenë e qartë se ai nuk ndjehej mirë.
Ky është një goditje për Real Madrid, që tashmë ka mungesa të tjera në repartin ofensiv. Kylian Mbappe është jashtë fushe, ndërsa Franco Mastantuono është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Getafe.
Aktualisht, te klubi madrilen kanë në dispozicion vetëm Vinicius Junior dhe Gonzalo Garcia si sulmues të gatshëm, ndërsa Brahim Diaz nuk duket se është në planet kryesore.
Real Madridi ndodhet katër pikë pas Barcelona në krye të La Liga dhe tash ka një përballje të rëndësishme në fazën e 1/8 së finales së Champions League ndaj Manchester City.
Ndërkohë, Brazili ka planifikuar dy ndeshje miqësore kundër Francës dhe Kroacisë në javët në vijim, si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës. Mungesa e Rodrygos përbën një goditje të madhe për “Seleçao”, ndërsa rikthimi i tij pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2026.
