Robin Krasniqi me dedikim për babanë e ndjerë: Shumë e vështirë të kuptoj që nuk je më në mesin tonë

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi, ka bërë një dedikim për babanë e tij që ndërroi jetë rreth një muaj më parë.

Në postimin emocionues, boksieri nga Deçani thotë se nuk është pajtuar akoma me ikjen e të atit.

“U bë një muaj pa ty babi im. Shumë e vështirë ta kuptoj që ti nuk je më në mesin tonë. Nuk gjej asnjë fjalë që të shprehi mungesën tënde”, ka shkruar ai.

Tutje shtoi: “Gjithë jetën time do të kujtoj në çdo minutë, e nuk do të harroj kurrë nga lutjet e mia. Zoti të past mëshiruar me vendin më të bukur të xhenetit”.

Babai i Robinit vdiq në moshën 62-vjeçare, teksa ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me të.

Theksojmë që Krasniqi së bashku me familje jeton prej shumë vitesh në Gjermani, ku edhe zhvillon profesionin.

I njëjti është vlerësuar deri më tani me medalje të shumta, duke e bërë kështu në një nga boksierët më të suksesshëm shqiptarë.

Go to TOP