Riyad Mahrez me super gol zhbllokon ndeshjen e madhe

Real Madridi dhe Man City po zhvillojnë një ndeshje të fortë në kuadër të përballjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Rezultati i ndeshjes së parë 4-3 në të mirë të anglezëve, bënte që skuadrat të ishin kërkuese përpara dhe të kujdesshme në mbrojtje.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste, gola nuk sollën.

Në pjesën e dytë zhvillohej minuta e 73-të, kur erdhi goli i parë.

Bernardo Silva pasoi bukur te Riyad Mahrez i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi për 1-0.

Tani Real Madridit i duhen dy gola për të shkuar në vazhdime.

Go to TOP