Rikthehet Superliga, spikasin duelet Ballkani-Llapi dhe Drita-Gjilani

Skuadrat elitare rikthehen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 26-të.

Vikendi që po vjen pritet të jetë i zjarrtë në Superligën e Kosovës, ku spikasin përballjet Ballkani-Llapi dhe Drita Gjilani.

Dueli mes kampionit në fuqi të Kosovës dhe llapjanëve, duel ky që luhet të shtunën pasdite, është tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat që janë në garë për titull të kampionit.

Ndërkaq, e diela do të sjellë derbin më të madh në vendin tonë, Drita-Gjilani. Gjithnjë duelet mes rivalëve të Gjilanit, janë përshkruar më një rivalitet të madh, jo vetëm në terren, por edhe në tribuna. Një ndeshje e tillë pritet edhe në sfidën e radhës mes këtyre dy skuadrave më nam në vendin tonë.

Duele interesante pritet të prodhojnë edhe përballjet Liria-Malisheva, Dukagjini-Feronikeli dhe Fushë Kosova-Prishtina.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. 

Go to TOP