​Rexhepi: Vizita e Begajt, mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, vizitën e e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e cilësoi si ditë historikë për Luginne Preshevës.

Rexhepi tha se kjo vizitë ishte një mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm dhe se zëri i tyre dëgjohet në institucionet më të larta të shtetit shqiptar.

Postimi i plotë:

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, në Këshillin Kombëtar Shqiptar shënon një moment me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ishte një mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë vetëm dhe se zëri i tyre dëgjohet në institucionet më të larta të shtetit shqiptar.

Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe  ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj.

Lugina e Preshevës është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e trungut kombëtar shqiptar.


Go to TOP