Rexhepi nesër mirëpret Abazoviqin në Qeverinë e Kosovës

Prishtinë, 14.04.2023
Autori, përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Zëvendëskryeministrja Emillija Rexhepi, në përputhje me dikasterin e saj, nesër para mesditës në ndërtesën e Qeverisë do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, transmeton Kosova.info.

Sipas agjendës së njohur, në këtë takim do të marrin pjesë ministra nga komunitetet joshumicë dhe deputetë nga një grup multietnik.

Për nesër është paralajmëruar takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dritan Abazoviq ndodhet për një vizitë treditore në Kosovë dhe sot në ditën e dytë është takuar me kryeministrin Aljbin Kurti.

Abazoviq u takua edhe me liderët e opozitës.

Go to TOP