Restorantet në krizë, pronarët kërkojnë ndihmë nga qeveria
Pronarët e restoranteve në Itali po kërkojnë ndihmë urgjente nga qeveria për shkak të anulimeve të shumta të rezervimeve. Shkak për gjendjen e rënduar janë bërë rritja e rasteve me Covid-19 në vend e cila me sa duket ka stepur shumë italianë për ta festuar natën e Vitit të Ri jashtë.
Grupi i biznesit Fipe-Confcommercio tha se numri në rritje i rasteve dhe rregullat e karantinës të vendosura nga autoritet kanë shkaktuar 25%-30% anulime në rezervimet e darkës së Vitit të Ri.
“Dhjetori, i cili vetëm përbën 10% të të ardhurave të restoranteve, tani është në rrezik”, thanë ata. Bizneset po kërkojnë një skemë kompensimi për punonjësit dhe zgjatjen e moratoriumit të borxhit si zgjidhje për problemin. Kryeministri Mario Draghi ka shtrënguar rregullat e Covid-19 për periudhën e festave, duke ndaluar koncerte dhe mbyllur diskotekat deri më 31 Janar.
Situata pandemike po dëmton disa sektorë të ekonomisë. Italia ka vendosur gjithashtu kufizime për udhëtarët, përfshirë ata brenda Bashkimit Evropian që duhet të bëjnë një test Covid-19 përpara nisjes, një veprim që ka ngjallur zemërim tek operatorët turistikë dhe pronarët e hoteleve.
Edhe ministri i Turizmit Massimo Garavaglia tha në një deklaratë se ai pajtohet me shqetësimet e bizneseve dhe i kërkoi Ministrisë së Punës të veprojë shpejt.