Republika Sërpska mund ta pengojë lëvizjen veç me letërnjoftime mes Kosovës e Bosnjës

Lëvizja e lirë është një nga parimet kryesore mbi të cilën është krijuar Bashkimi Evropian. Megjithatë, deri më tash kosovarët dhe boshnjakët, nuk kanë mundur të lëvizin në vendet respektive. Kjo për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga ana e Bosnje e Hercegovinës. Për këtë shkak, Sarajeva zyrtare nuk i ka njohur dokumentet e Republikës së Kosovës.
Në lidhje me këtë temë, në emisionin “Info Plus” të RTK-së, foli Redzo Kojiç, me përkatësi etnike boshnjake dhe aktivist i shoqërisë civile në Kosovë.

“Sa i përket marrëveshjes e arritur sot, është e mirë, por një dozë e vogël e skepticizmit mbetet te mënyra e zbatimit të saj”, tha ai për RTK-në.

Sipas tij, më sakt është miratimi, ngase në Bosnjë e Hercegovinë, është pala serbe që pengon zbatimin e marrëveshjes.

“Ngase mban veton kundrejt Kosovës. Pastaj çështje tjetër me rëndësi është të dihet konstruktiviteti brenda marrëveshjes, kohëzgjatja e realizmit të marrëveshjes së arritur dhe a do të ketë pengesa në realizim, ngase po të shkoni me letërnjoftim në pjesën e Republikës Serbe, do të hasni në pengesa”, tha Kojiç, sipas të cilit, ka disa aspekte ku Kosova e Bosnja e Hercegovina kanë pasur shkëmbime mes vete, si në aspketin ekonomik, ashtu edhe në aspektin kulturor e arsimor, duke njohur diplomat në mënyrë të ndërsjellë.

Përeç këtyre elementeve, Kojiç përmendi edhe tri fusha tjera që janë kuadro deficfitarë, si stomatologë, arkitektë, mjekë, etj.

“Por se sa do të realizohet kjo me Bosnjën, mbetet të shihet për shkak të situatës politike atje”, theksoi ai.

Aktivisti boshnjak u shpreh se në Bosnje ka shumë të interesuar që ta njohin Kosovën, ndërkohë që në pjesën ku shtrihet Republika Serbe, për Kosovën flitet negativisht.

“E gjitha është propagandë, por të rinjtë dinë ta vlerësojnë lajmin nga propaganda dhe lajmin e rrejshëm”.

Ndërkaq, lidhur me databazën për të pagjeturit në Ballkan, Kojiq shtoi se kjo nismë është pozitive, derisa ngriti pikëpyetje për të pagjeturit në Bosnjë, nëse ishin të angazhuar si civilë apo si ushtarakë, duke shtuar se Serbia ka manipuluar.

“Ndërsa Kosova mund të përfitojë nga kjo nismë”, deklaroi Kojiq.

Tutje ai vuri në dukje se Serbia ka pasur njësitin special që është marrë vetëm më mbulimin a zhdukjen e njerëzve të vrarë në luftërat në ish-Jugosllavi. “Prandaj e gjithë kjo varet nga vullneti politik i Serbisë, ngase dëshiron t’i bëjë fajtorë edhe shtetet tjera të ish-Jugosllaisë”, tha në fund Kojiq, aktivist i shoqërisë civile në Kosovë.

Go to TOP