Rekord pagash te Juventusi: Shtatë lojtarë kanë të ardhura të majme

Juventusi ka vendosur rekord të ri në paga në Serie A në këtë vit, duke kaluar kështu shifrën e 150 milionë eurove.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta Italia, janë plotë shtatë lojtarë që përfitojnë mbi 160 mijë euro në javë.

Dhe kjo shumë është vendosur në histori të ligës italiane, e që raportohet se Manuel Locatellit i paguhet gjysma sa fitojnë të tjerët.

Raportohet se Paulo Dybala, Matthijs de Ligt, Aaron Ramsey, janë top më të paguarit te Juventusi, pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Adrien Rabiot, Leonardo Bonucci, Wojciech, Szczesny dhe Alex Sandro, janë po ashtu afër shifrës 150 mijë euro në javë.

Juventusi është aktualisht i shtatë në tabelës pas 17 ndeshjeve, 12 pikë mbrapa Interit.

Go to TOP