Red Lincoln Imps – Ballkani, formacionet zyrtare

Veç një hap larg playoff-it të UEFA Conference League.

Kampioni i Kosovës Ballkani, sot me fillim nga ora 18:00 do të luajë kundër skuadrën nga Gjibraltari, Red Lincoln Imps.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja, do ta kërkojë një vend në këtë fazë të garave.

Ndeshjen e parë suharekasit në para një jave në “Fadil Vokrri” e patën fituar me rezultat 2:0.

Dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare:

Trajneri Daja do të luajë me formacionin 4-3-3, ku në sulm janë të rreshtuar Almir Kryeziu e Nazmi Gripshi në krah, ndërsa Albin Berisha në qendër të sulmit. Kjo treshe do ta ketë prapa treshen e mesfushës: Qëndrim Zyba, Edvin Kuç e Meriton Korenica. Në mbrojtje janë vendosur Lorenc Trashi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova e Armend Thaqi. Ndërsa, porta i është besuar Enea Koliçit.

Image
Go to TOP