Real Madridi për hakmarrje ndaj Chelseat, Bayerni shpreson në fitore të lehtë ndaj Villarealit

Liga e Kampionëve do të zhvillojë edhe sot (e mërkurë) tri ndeshje që luhen në kuadër të fazës së parë çerekfinale.

Mbrëmë ishte një spektakël i vërtetë, pasi Manchester City ia doli të thyejë mbrojtjen e Atletico Madridit për të fituar 1-0, ndërsa Liverpooli triumfoi 3-1 ndaj Benficas në Portugali.

Sot nga ora 21:00, do të zhvillohen dy takime mjaft interesante, e që vëmendja më e madhe do të jetë në Londër.

Chelsea është nikoqir i Real Madridit dhe do të shpresojë të përsërisë suksesin e vitit të kaluar, derisa Los Blancos do të tentojnë të hakmerren për eliminimin që ua bënë.

Një takim simpatik do të jetë edhe ai në mes të Bayern Munichut dhe Villarealit, me Bavarezët që janë mysafir i skuadrës spanjolle.

Kujtojmë se klubi nga La Liga e eliminoi Juventusin për të arritur në këtë fazë, andaj kampioni i Bundesligës duhet të jetë i kujdesshëm. 

Go to TOP