Real Madridi luan baras ndaj Betisit

Real Madridi ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Betisit ndeshje e cila ishte e fundit në kampionat për sezonin 2023/2024.

Ferland Mendy (15’) rrezikoi i pari duke shfrytëzuar një top të kthyer brenda zonës, por mbrojtësi kundërshtar e largon topin nga vija e portës.

Një tjetër rast madrilenët e patën me anë të Vinicius (34’) por gjuajtjen e tij të fortë e ndali me shumë mund portieri mysafir.

Betisi në fakt kaloi në epërsi me anë të Johnny Cardosos në minutën e 39-të, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë mysafirët patën edhe dy raste të mira shënimi me anë të Ayoze Perez dhe Juan Mirandas, por Courtois nuk lejoi që të mposhtej.

Real Madridi të vetmin rast serioz në pjesën e dytë e pati në minutën e 85-të me anë të Toni Kroos, i cili nga goditja e dënimit e detyroi portierin të bëjë një pritje për t’i mohuar golin madrilenëve.

Në minutën e 87-të të takimit Kroos u zëvendësua nga loja për t’ia liruar vendin Dani Ceballosit duke bërë që turma në ‘Santiago Bernabeu’ të rrëmbehej nga emocionet.

Me këtë barazim Real Madridi e përfundon kampionatin me 95 pikë të grumbulluara si lider, ndërsa Real Betisi në pozitën e shtatë me 57 sosh.

Standings provided by Sofascore
Go to TOP