Real Madridi kërkon fitoren e radhës në ndeshjen ndaj Villarrealit, formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Villarreali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të ‘Nëndetëses së Verdhë’ në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë, e cila zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 21:00.

Ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një seri prej katër fitoreve radhazi dhe synon fitoren e pestë për të katapultuar pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë një fitore pas katër barazimeve radhazi dhe duan rezultatin tjetër pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real MadridCourtois; Fede Valverde, Militao, Alaba, Nacho; Modric, Casemiro; Rodrygo, Asensio, Vinicius; Benzema

VillarrealRulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Alberto Moreno; Capoue, Coquelin, Parejo; Yeremy Pino, Alcácer, Danjuma

Go to TOP