Real Madridi do ta transferojë Dybalan nëse e largon yllin e skuadrës

Real Madridi mund të vihet në aksion për transferimin e Paulo Dybalas.

Argjentinasi është lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi me të përfunduar sezoni.

Tuttosport raporton se “Los Blancos” janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë Dybalas nëse Marco Asensio largohet këtë verë.

Dybala ishte shumë i lidhur me një kalim tek Interi, por negociatat kanë ngecur, pasi zikaltrit janë të fokusuar në transfermin e Lukakut.


Go to TOP