Real Madrid publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Cityt

Real Madridi sot ka mbajtur seancën stërvitore ku edhe pas saj, është publikuar lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League kundër Manchester Cityt.

Në gjysmëfinalen e parë, City dhe Madrid kanë përfunduar ndeshjen baras me rezultat 1-1, ndërsa gjithçka do të përfundoj të mërkurën në “Etihad Satidum” në Angli.

Dilema më e madhe e Blaugranëve ishte se a do të jetë i gatshëm ylli francez, Camavinga, i cili kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Real Madridit kundër Getafes.

Mirëpo Ancelotti ka vendosur që ylli francez të jetë pjesë e listës së skuadrës.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

Portierë : Courtois, Lunin dhe Luis López.

Mbrojtës : Carvajal, Militão, Alaba, Vallejo, Nacho, Odriozola, Lucas V., Rüdiger dhe Mendy.

Mesfushorët : Kroos, Modri, Camavinga, Valverde, Tchouameni dhe Ceballos.

Sulmues : Hazard, Benzema, Asensio, Vini Jr., Rodrygo dhe Mariano.

Go to TOP