Real Madrid, fitore me rezultat minimal nga Mallorca

Real Madrid ka vazhduar ecjen drejt titullit të La Ligës duke triumfuar nga Mallorca. 

Ani se ka fituar me rezultat minimal 0-1, Real Madrid duke marrë pikë të plota në “Estadi Mallorca Son Moix”, ka bërë diçka që as Barcelona dhe as Girona nuk kanë arritur ta bëjnë në këtë sezon.

Në këtë ndeshje mes dy ndeshjeve çerekfinale të Champions League me Manchester Cityn dhe me nje “El Clasico” në horizont, Carlo Ancelotti kishte bere gjashtë ndryshime në formacion.

Pjesa e parë nuk ka arritur ta ndryshojë rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Ka qenë fillimi pjesës së dytë, përkatësisht minuta e dyzet e tetë, kur Tchouameni ka realizuar.

Pastaj, në pesëmbëdhjetë minutat e mëvonshme, Real edhe dy herë të tjera i është afruar dyfishimit të epërsisë, por pa sukses.

Pas kësaj fitore Real konsolidon pozitën e parë në tabelë me njëmbëdhjetë pikë më shumë se sa Barcelona në vendin e dytë.  

Go to TOP