Real Madrid fiton me përmbysje nga Almeria

Real Madrid ka shmangur humbjen nga Almeria në La Liga, duke bërë që nga disavantazhi 2-0 të fitojë në fund me rezultat 3-2.

Në ndeshjen e Javës së njëzet e një të luajtur në “Estadio Santiago Bernabeu”  Almeria ka gjetur golin e epërsisë pas dyzet sekondash me Largie Ramazani. 

Për 2-0 u përkujdes Edgar Gonzalez (43’), për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi.

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat.

Pastaj ka qenë momenti i kthimit të madrilenëve.  

Jude Bellingham (56′), Vinicius Junior (67′) dhe  Dani Carvajal (90+9′) kanë realizuar për përmbysjen e madhe. 

Pas kësaj ndeshje Real Madrid e kryeson tabelën, por sonte Girona ndeshet me Sevillan dhe kryesimi mund të jetë i përkohshëm. 

Go to TOP