Reagon LDK-ja për paralajmërimet për atentat ndaj Abdixhikut dhe të tjerëve

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë thënë se si parti i falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe anëtarësinë për përkrahjen dhe qetësinë e treguar pas informacioneve se po planifikohej atentat ndaj kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë.

Në njoftim partia që drejton Abdixhiku kanë falendëruar edhe partnerët ndërkombëtar për përkrahjen lidhur me këtë rast.

Ndërkohë bëjnë thirrje që organet e rendit në përputhje me seriozitetin e situatës të bëjnë hetime të pavarura dhe “të ruajnë profesionalizmin si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=713451433483612&set=a.462778698550888&type=3

Go to TOP