Kosova

Reagon Gërvalla, por s’e përmend konsullin e shkarkuar: Punësimet ilegale janë shfuqizuar

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka bërë një reagim pas shkarkimit të Konsullit të Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, ani se nuk e përmend konkretisht këtë rast.

Ajo thotë se në ministrinë që ajo drejton nuk po nodh asgjë më shumë sesa shfuqizim i punësimeve që ajo i cilëson ilegale, derisa thotë se edhe të tjerat që do të dalin në pah do të shfuqizohen.

“Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit”.

“Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gërvalla thotë se “nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë”.

“Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”.

Kryediplomatja kosovare nuk e përmend në asnjë pjesë të këtij reagimi konsullin e shkarkuar Lulzim Krasniqi i cili pretendon se u lirua nga detyra për shkak që nuk e hoqi flamurin e UÇK-së nga zyra ashtu siç kërkoi Donika Gërvalla.

“Vendimi juaj për heqjen time nga Shërbimi i Jashtëm bazohet në urrejtje dhe në paranoja. Me të njëjtën urrejtje, gjatë vizitës suaj në SHBA, në prill të këtij viti, ju keni urdhëruar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork. Pavarësisht kësaj, atë flamur të shenjtë e kam vendosur në zyrën time gjatë gjithë kohës”, kishte shkruar Krasniqi më herët në Facebook.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort